Lajme

SHKK: I dyshuari për dhunimin e 11-vjeçares asnjëherë nuk është sulmuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se i dyshuari për dhunimin e 11-vjeçares, Ekrem Rexhepi nuk është sulmuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Përmes një komunikate për media thuhet se transferi i tij për në Burgun e Sigurisë së Lartë është bërë për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm për shkak të veprës për të cilën dyshohet.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se i dyshuari për dhunimin e 11 vjeçarës E.R asnjëherë nuk është sulmuar/rrahur në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë, i njëjti është dërguar në Burgun e Sigurisë se Lartë për çështje të sigurisë së tij dhe për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm, për shkak të veprës për të cilën dyshohet”, thuhet në komunikatën e SHKK-së.

Ndërsa për videon që po qarkullon në media me titullin “Del video që  pretendon se një nga të dyshuari për përdhunim është rrahur nga të burgosuri”, nga SHKK-j kanë njoftuar se nuk është Rexhepi por një tjetër i dyshuar për veprën e njëjtë.

Sipas SHKK-së, as personi në video nuk është sulmuar por ka marrur shërbim shëndetësor në Spitalin e Pejës.

“Ndërsa, sa i përket videos së publikuar në disa portale me titull: ‘ Del video që pretendon se një nga të dyshuarit për përdhunimin është rrahur nga të burgosurit’, SHKK njofton se personi në fjalë nuk është i dyshuari E.R, por është i dyshuari tjetër për të njëjtën vepër, SH.K,  i cili  është në mbajtje në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, dhe i cili po ashtu nuk është sulmuar, por ka marr shërbime shëndetësore në Spitalin e Pejës.

I burgosuri për rastin e 11-vjeçares transferohet në Burgun e Sigurisë së Lartë për shkaqe sigurie – SHQIP.com

Kujtojmë se zyrtari për media nga SHKK-ja, Florent Gashi e konfirmoi për Shqip.com se transferi i Ekrem Rexhepit është bërë vetëm për arsyeje sigurie./Shqip.com