Lajme

I burgosuri për rastin e 11-vjeçares transferohet në Burgun e Sigurisë së Lartë për shkaqe sigurie

I akuzuari për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, Ekrem Rexhepi është raportuar se është sulmuar nga të burgosurit në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Për një gjë të tillë nuk e thotë zyrtari për media, Florent Gashi nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Gashi tha për shqip.com se Rexhepi nuk është sulmuar por është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë për çështje të sigurisë së tij.

“Nuk është sulmuar. Është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë për çështje të sigurisë së tij, për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm për shkak të veprës për të cilën dyshohet”, tha Gashi.

Kurse avokati i Rexhepit, Fitim Limani ka thënë për media se ai është njoftuar se klienti i tij është transferuar nga Prishtina në Burgun e Sigurisë së Lartë pasi është sulmuar nga të burgosurit e tjerë.

Kujtojmë se Ekrem Rexhepi është njëri nga pesë personat të cilët raportohen se janë përfshirë në dhunimin e një 11-vjeçarje në Prishtinë.

Sipas dosjes së Prokurorisë, viktima ishte dhunuar për shtatë orë rresht në njërin nga parqet publike të Prishtinës.

Në mesin e të akuzuarve për rastin e 11-vjeçares janë edhe dy të mitur./Shqip.com