Lajme

Shkelje flagrante në konkursin për Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale

Pas anulimit të konkursit tri herë radhazi për Drejtor Ekzekutiv të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale në kuader të Ministrisë së Shëndetësisë, është ri-shpallur për herë të katërt.

Në vendimin e anulimit nga Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publik edhe pse si keshillë juridike ishte afati i ankeses prej 30 ditësh në Këshillin e Pavarur Mbikqyres për 5 kandidatët, të cilët ishin perzgjedhur në listën e ngushtë, ky afat nuk u respektua, pasi që konkursi u hap përsëri me nderhyrje në kriteret e përzgjedhjes.

Në procedurën e parë të konkurimit, konkursi është anuluar në mënyrë të kunderligjshme pas publikimit të listes së ngushtë të kandidatëve edhe pse ishin tre kandidatë të përgjegjshem për të vazhduar tutje. Poashtu edhe në procedurën e tretë, konkursi u anulua në të njejtën fazë, pas publikimit të kandidatëve në listen e ngushtë, e që ishin gjithsejt 5 kandidatë të përgjegjshëm.

Në konkursin e parë, në listën e ngushtë ishin këta tre kandidatë që i kishin plotësuar kushtet: Bislim Bislimi, Granita Selimaj dhe Sejdë Tolaj.

Njoftimi për anulim ishte dhënë më 27.12.2022, por që ishte anuluar më pas pa ndonjë arsye. Edhe njoftimi i dytë për vazhdimin e garës për kandidatët që kishin plotësuar kushtet: Ardiana Rugova, Granita Selimaj dhe Sejdë Tolaj, ishte dhënë më datë 08.05.2023, por që edhe ky konkurs sikur i pari ishte anuluar.

Në konkursin e tretë, në garë ishin kandidatët: Hamdi Hajdini, Luan Jusufi, Sejdë Tolaj, Sevdaim Vitia e Valon Jusufi.

Ky konkurs ishte shpallur më datën 23 gusht 2023, por më pas është anuluar për t’u shpallur për herë të katërt, por disa burime të Shqip.com kanë thënë se janë bërë disa ndryshime në kushtet e konkursit e që dyshohet se është duke u pregatitur për t’iu përshtatur përsonave që janë të afërt ndoshta me qeverinë.

/Shqip.com