Lajme

Shkarkohet rektori i UP-së, Naser Sahiti

Naser Sahiti është shkarkuar nga pozita e rektorit të Universitetit të Prishtinës, ‘Hasan Prishtina’.

Kështu e bë e ditur në konferencën për media të kryesuesit të Këshillit Drejtues të UP-së, Altin Sahiti.

Pika kryesore e rendit të ditës ishte vlerësimi i performancës së rektorit të UP-së, Naser Sahiti, i cili ka refuzuar të marrë pjesë në këtë mbledhje.

Përndryshe dje gjatë ditës, Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri kishte paralajmëruar shkarkimin e rektorit të UP-së, Naser Sahiti nga ana e kryeministrit Kurti.

Lexo edhe:
Tahiri paralajmëron shkarkimin e rektorit të UP-së nga Kurti

Përmes një video të publikuar në Facebook, Tahiri i kishte bërë thirrje Kurtit, të ndalë qasjen për kapjen e institucioneve publike.

“Kryeministër, ndale qasjen për kapje të çdo institucioni publik! Nuk të bën nder as ty e as Kosovës” kishte shkruar Tahiri.

Tutje, në konferencë është njoftuar se si ushtruese e detyres në krye të institucionit është emëruar Luljeta Plakolli-Kasumi.

/Shqip.com