Lajme

Shkarkohet kryeshefi i Stacionit të Autobusëve, Luan Hoti

Stacioni i autobusëve

Kryeshefi ekzekutiv i Stacionit të Autobusëve, Luan Hoti, është shkarkuar nga pozita që ka mbajtur deri tani, njofton Shqip.com.

Bordi i kësaj ndërmarrje ka marrë vendim gjatë së enjtes së 7 tetorit për shkarkimit e Hotit nga detyra e kryeshefit.

Shkarkimin e tij nga detyra e kryeshefit e bëri të ditur vetë Hoti nëpërmjet një postimi në Facebook, ku tha se shkarkimi vjen pasi nuk tregohesh i dëgjueshëm.

Kryeshefi ekzekutiv I Stacionit të Autobusëve, Luan Hoti
Kryeshefi ekzekutiv i Stacionit të Autobusëve, Luan Hoti

“Pas 20 vitesh paraqet bilanc pozitiv, lufton krimin e organizuar, eliminon keqperdorimet, eliminon nepotizmin, nuk punëson askënd dhe bordit ua prish kombinimet politike ruanu se ata të SHKARKOJNË. Bordet politike nuk janë mësuar kështu! Ata duan të punësojnë të afërmit e tyre pa konkurs, duan që të shpenzojnë paranë publike pa mbulesë, të organizojnë workshope në Durrës pa nevojë, dhe nëse nuk je i dëgjueshëm të SHKARKOJNË”, ka shkruar Hoti ndër të tjera. 

Hoti u emërua në këtë pozitë më 30 janar të vitit 2019. /Shqip.com