Art Jetese

Shkaqet kryesore pse keni dhimbje therëse në anën e djathtë barkut

Ju ka ndodhur ndonjëherë që krejt papritur të ndieni një dhimbje therëse dhe të bezdisshme në anën e djathtë të barkut?

Sipas mjekëve shkaqet kryesore të saj janë nga më të ndryshmet.

Gazrat

Grumbullimi i gazrave në zorrë janë shkaku më i zakonshëm i dhimbjes në anën e djathtë në stomakut. Nëse vuani nga dispepsia ose po kaloni një periudhë kapsllëku, ka mundësi që në zorrë të ketë gazra, duke e bërë kështu barkun të jetë i fryrë dhe të keni dhimbje në zonën poshtë brinjëve.

Problemet me zorrën e trashë

E dini që inflamacionet e zorrës së trashë janë shkaku kryesor i dhimbjes në anën e djathtë të barkut te personat mbi 40 vjeç? Koliti, sindroma e zorrës së irrituar dhe sëmundja e Crohn-it (një sëmundje inflamatore e zorrëve dhe mund të prekë të gjithë traktin gastrointestinal) janë disa prej patologjive që shoqërohen me dhimbje të lokalizuar në anën e djathtë të barkut. Shpeshherë ato mund të shoqërohen me gjakderdhje dhe diarre.

Patient holds right side with his hand in tilted position. Concept photo of pain in right side of abdomen due to diseases of kidneys, large intestine, pathology of nerve roots, radiculopathy shingles

Veshkat

Inflamacioni i veshkave dhe prania e gurëve në to, zakonisht shkaktojnë  dhimbje shumë intensive të barkut, të cilat shtrihen nga ana e djathtë e barkut deri në shpinë. Ato shoqërohen gjithashtu me temperaturë të lartë dhe dhimbje gjatë urinimit.

Pankreasi

Inflamacioni i pankreasit mund të shkaktojë dhimbje në anën e djathtë të barkut. Pankreasi ka formën e një loti dhe ndodhet midis stomakut dhe shtyllës kurrizore, i rrethuar nga mëlçia dhe zorrët, pra i pozicionuar në anën e djathtë të barkut. Simptomat, në këtë rast, janë të ngjashme me ato të sëmundjeve që prekin fshikëzën e tëmthit.

Ulçera

Ulçera e stomakut mund të shkaktojë dhimbje në çdo pjesë të barkut, por ulcerat peptike (ose abdominale) e përqendrojnë dhimbjen në anën e djathtë të barkut.