Sport Ndërkombëtar

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Milan-Inter

Milan-Inter

Janë shitur edhe zyrtarisht të gjitha biletat për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Milanit dhe Interit të planifikuar për të mërkurën e ardhshme, më 10 mars.

Ata që posedonin bileta sezoni të Milanit dhe karta Cuore Rossonero kishin të drejtë të blinin biletat më të nxehta në qytet gjatë dy fazave të para të lëshimit zyrtar.

Biletat tjera më pas u shiten plotësisht brenda disa orësh pasi ato u vunë në dispozicion të publikut të gjerë përmes faqes së internetit të klubit dhe zyrës së biletave.

Pritet që edhe ndeshja e kthimit, në të cilën Interi do të jetë zyrtarisht si vendas, të jetë po ashtu i mbushur, në mos edhe më popullor duke pasur parasysh pasojat e saj për kualifikimin në finale.

Në faqen e klubit, Interi ka vënë në dukje se tashmë ka pasur një kërkesë të madhe të paparë për biletat për ndeshjen e kthimit.

/Shqip.com