Sport Ndërkombëtar

Shikoni se ku janë akomoduar tifozët për 200 dollarë, kritika të shumta për organizatorët e Kupës së Botës

Sot starton Kampionati Botëror në Katar, edicioni i 22-të, nis sot nga ora 17:00 me ndeshjen e kombëtares nikoqire dhe Ekuadorit.

Dhe para ndeshjes pati polemika të mëdha për kushtet ku janë vendosur disa tifozë, shkruan Shqip.com.

Duke qenë se kapacitetet akomoduese në Katar janë të kufizuara, nikoqirët reklamuan “stilin e jetës” së tifozëve. Andaj, për 200 dollarë, ata ofruan kontejnerë dhe tenda për banim.

Aty gjenden vetëm dy krevate dhe një bufe, të cilat janë të vështira për t’u përballuar nga disa tifozë.

Shikoni pamjet e mëposhtme.

/Shqip.com