Lajme

Shfaqen barrikada në Rudarë të Zveçanit

Foto nga Arkivi i barrikave 1 Gusht 2022

Serbët e veriut kanë bllokuar magjistralen Mitrovicë – Leposaviq.

Bëhet e ditur se ata kanë vendosur dy kamionë me gurë në vendin Rudarë të komunës së Zveçanit.

Sipas këtyre burimeve aktualisht tek këta kamionë ndodhen edhe dhjetëra qytetarë.

Po ashtu, është aktivizuar edhe alarmi që simbolizon grupimin e qytetarëve.

Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, aty janë parë burra të maskuar dhe gra.

Arsyeja e mbledhjes ende nuk është bërë e ditur, por ka informata se kjo vjen pas një arrestimi në veri, raporton REL.

Tutje, në këtë vend, Rudarë, më herët janë ngritur barrikada nga serbët lokalë.

Lexo edhe:
Barrikadimi, metodë e kahershme serbe – “Në këto barrikada në Veri kishte njerëz të armatosur”

/Shqip.com