Lajme

Shënohen dy raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar në 24 orët e fundit janë shënuar dy raste të reja pozitive me COVID-19.

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, janë shëruar tre persona.

Vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar kohë pas kohe dhe në 24 orët e fundit janë vaksinuar 17 persona.

Aktualisht, në Kosovë janë edhe 13 raste aktive me COVID-19. MSH-ja së bashku me IKSHPK-në kanë rekomanduar që të vazhdojë vaksinimi i qytetarëve si dhe të ju përmbahemi masave preventive kundër COVID-19.

/Shqip.com