Lajme Botë

Shenjëstrohet misioni i ShBA-ve, vriten 4 nigerianë

Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dhënë detaje për një sulm që është bërë ndaj një kolone të automjeteve të qeverisë amerikanë në Nigeri.

Ai ka bërë të ditur se të paktën katër nigerianë u vranë në sulmin, që u bë ndaj dy automjeteve të martën.

Blinken ka shtuar se nuk duket që sulmi kishte shënjestër misionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Nigeri.

Në një deklaratë të mërkurën, Blinken tha se misioni i SHBA-së dhe homologët e tij nigerianë po punonin për të përcaktuar vendndodhjen dhe gjendjen e personave të pagjetur. Në total, kishte nëntë shtetas nigerianë në kolonë, tha ai, shkruan Reuters.

/Shqip.com