Art Jetese

Shenjat që tregojnë se dhimbja e kokës është në të vërtetë migrenë

Agonia përvëluese që shkakton migrena e drobit njeriun.

Dhimbjet e kokës kanë shkaktarë të ndryshëm siç është sinoziti.

Simptomat e dhimbjeve të kokës janë të ngjashme pavarësisht shkakut, por nganjëherë migrena maskohet si dhimbje që nxitet nga sinoziti.

Për të shmangur çdo konfuzion të mundshëm në lidhje me burimin e dhimbjes, është e rëndësishme të mësoni mbi simptomat e migrenës.

Katër fazat e dhimbjes së migrenës

Faza e parë

Sipas studimeve një ditë ose dy përpara migrenës, organizmi jep këto sinjale:

Etje,urinim të tepërt, neps, mpirje të qafës, luhatje humori, hapje të shpeshta të gojës.

Këto shenja paralajmëruese vijnë në ndihmë që të dini momentin kur të pini medikamentin e duhur kundër migrenës.

Faza e dytë e migrenës

Faza e dytë shoqërohet me mjegullim të shikimit dhe tjetërsim të ngjyrave dhe figurave vizive.

Gjatë kësaj faze, njeriu bëhet konfuz, ka vështirësi në të folur e të shpjeguar mendimet si dhe mpirje të njërës anë të trupit.

Faza e tretë

Kur sulmi i migrenës arrin në kulm, dhimbja është shumë e fortë dhe thumbuese. Shpesh ajo ndihet në njërën anë të kokës por ndodh edhe në të dyja anët.

Nëse nuk trajtohet ajo mund të shoqërohet me mjegullim të shikimit dhe marramendje e të fikët.

Gjatë këtij episodi sulmi, njeriu ka nevojë të mbyllet në një dhomë të errët, të qetë ku mund të rrijë deri sa dhimbja të zbutet.

Faza e katërt

Pas zbutjes së dhimbjes, njeriu përballet me simptoma të ngjashme me atë të teprimit me alkolin.

Ndjesia e shterimit të energjisë, dobësisë dhe konfuzionit është gjithnjë e pranishme.