Lajme Botë

Shenja treguese e Donald Trump se ai e di se do të akuzohet

Ish-presidenti Donald Trump po tregon kartat e tij përmes postimeve të shumta në mediat sociale, sipas avokatit dhe ish-prokurorit të Ushtrisë Amerikane, Glenn Kirschner.

Kirschner detajoi një shenjë treguese se ish-presidenti e di se një aktakuzë po vjen.

Trump përballet me një hetim penal të udhëhequr nga Jack Smith , një prokuror i cili u emërua për të udhëhequr hetimin për keqpërdorimin e supozuar të Trump të dokumenteve të klasifikuara në Mar-a-Lago dhe përfshirjen e tij në trazirat e 6 janarit 2021.

Kirschner pa një postim nga Trump në Truth Social, në të cilin Trump qorton Smithin dhe mendon se po trajtohet në mënyrë të padrejtë në krahasim me Presidentin Joe Biden.

Lexo edhe:
Donald Trump reagon ashpër pas emërtimit të Jack Smith

Biden gjithashtu përballet me shqyrtimin e akuzave për dokumente të klasifikuara të keqvendosura.

Më tutje Kirschner tha se postimi i Trump të shtunën e shtyu atë të eksploronte postime të tjera të ish-presidentit, gjë që e çoi atë në mendimin se Trump e di se është i pafuqishëm për të ndaluar një aktakuzë.

Kirschner iu referua disa postimeve në të cilat Trump godet Smithin, Byronë Federale të Hetimit ( FBI ) dhe Departamentin e Drejtësisë (DOJ).

Kirschner tha se mënyra se si Trump i shkruan postimet e tij dhe sa shpesh poston tregon se i mungon besimi në pafajësinë e tij.

Lexo edhe:
Kryeprokurori Smith lë Specialen, do ta hetojë Donald Trump-in

“Ai tingëllon i dëshpëruar, ai tingëllon i frikësuar, ai tingëllon sikur e di se aktakuzat po vijnë dhe nuk mund të bëjë asgjë për t’i ndaluar ato,” tha Kirschner.

Kirschner pranon se nuk ishte një psikolog i sjelljes, por pas tre dekadash hetimesh penale, ai tha se ishte “mjaft i zoti në dallimin e shenjave të dëshpërimit dhe vetëdijes së fajit kur i sheh ato”.

Kirschner tha se postimet e Trump po marrin disa mijëra ndërveprime dhe ripostime, por janë shumë më të ulëta se ndërveprimi që Trump mori në Twitter kur ai kishte një llogari në Twitter, raporton Newsweek.

/Shqip.com