Lajme

Shëngjin: Pushuesit kapen dorë për dore dhe shpëtojnë nëntë persona që gati po mbyteshin

Një numër i pushuesve kosovarë në plazhin e Shëngjinit në Shqipëri janë organizuar duke lidhur dorë për dorë për të ua shpëtuar jetën nëntë personave, të cilët po rrezikon të humbnin jetën për shkak të dallgëve të mëdha.

Për këtë ngjarje ka njoftuar kryetari i Sindikatës së Infermierëve në Kosovë, Fitim Havolli, përcjell Shqip.com.

Lexo edhe:

Havolli po ashtu ka publikuar një video nga vendi i ngjarjes, teksa ka shkruar “falë Zotit dhe organizimit dorë më dorë dhe me litarë nga gjithë pushuesit, arritëm t’i nxjerrim të gjallë nëntë pushuesit, që rrezikonin të humbnin jetën”.

“Ishte një moment i hidhur, por edhe i gëzueshëm kur dolën të gjithë. Moment ky tregon se kur jemi të bashkuar dhe kemi qëllim të mirë, gjithmonë dalim fitues. Jam shumë i lumtur që bashkë me disa shokë bëmë një organizim të tillë për qëllime humane, megjithëse ishte pak me rrezik”, ka shkruar ai në Facebook./SHQIP.com