Lajme Botë

Shembja e dheut shkatërron pallatin në Meksikë (VIDEO)

Shembja e dheut shkatërron pallatin në Meksikë
Shembja e dheut shkatërron pallatin në Meksikë

Momente me të vërtetë të frikshme janë postuar në rrjetet sociale nga një fshat në Meksikë, ku shfaqet një pallat që shembet në pak sekonda si pasojë e rrëshqitjes së dherave.

Në videon e regjistruar në rrethinat e Tijuanas, shihen ekipet e emergjencës që largohen me shpejtësi pasi kanë evakuuar banorët nga pallati, shkruan BBC.

Pallati ra mbi një banesë tjetër, e cila gjithashtu u shkatërrua, duke bllokuar dhe qarkullimin e mjeteve për disa orë.

/Shqip.com