Sport Ndërkombëtar

Sheiku Al Thani bën ofertën e fundit për blerjen e Manchester United

Shitja e Mannchester United mbetet një temë e hapur në Angli. Familja Glazer vendosi të shesë aksionet e “Djajve të Kuq”, por në të njëjtën kohë vijon të rezistojë, nuk kanë ndërmend ta shesin pa marrë fillimisht atë që kërkojnë, shtatë miliardë euro.

Në mënyrë surprizë, sheiku Al Thani ka vendosur të paraqesë një tjetër ofertë, e treta brenda një periudhe të shkurtër.

Sipas Sky Sports: Al Thani është gati t’i vendosë në tavolinë gjashtë miliardë euro, oferta më e lartë e ardhur deri më tani.

Mbetet të shihet nëse kjo shumë do të pranohet nga familja Glazer, aq më tepër kur thuhet që kjo është oferta e fundit nga Al Thani.

/Shqip.com