Lajme

Shefja e Komisionit Evropian mbështet Kosovën për targat: Rregullat duhet të respektohen në çdo shtet

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen

Ursula von der Leyen në konferencën e mbajtur, me rastin e vizitës në Kosovë, ka folur për çështjen e nxehtë, atë të targave.

Sipas saj rregullat duhet të respektohen në çdo shtet.

“Pyetja e dytë për targat. Shumë shkurt. Unë mendoj që është shumë e domosdoshme që rregullat të respektohen në çdo shtet. Në të njëjtën kohë nëse ka periudhë tranzitore, tranzicioni duhet të jetë gjithëpërfshirëse, duhet të shkoj siç duhet”, ka thënë von der Leyen.

Tutje ajo thotë se është në dijeni që po bëhen përpjekje për të intesifikuar dialogun.

“E di që ka një përpjekje për të gjetur një zgjidhje në dialog dhe gjithashtu ju uroj për përpjekjet dhe për të gjitha gjërat që po bëhen në kuadër të dialogut”, ka thënë shefja e Komisionit Evropian.

Kujtojmë se në mbledhjen e mbajtur mëngjesin e sotëm në Beograd, mes deputetëve të Listës Serbe dhe presidentit Vuçiq, ështe paralajmëruar bllokimi i rrugëve në rast se konfiskohen automjetet.

Lexo edhe:
Rakiq paralajmëron bllokimin e rrugëve në Kosovë pas 31 tetorit


Në të njejtën kohë, kryeministri i Kosovës gjatë vendosjes së gurëthemelit në një shkollë në Prishtinë ka përsëritur thirrjen ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë se kalimi i targave në RKS duhet të bëhet para datës 1 nëntor.

Lexo edhe:
Kurti sërish u bënë thirrje serbëve t’i konvertojnë targat në RKS

/Shqip.com