Lajme

SHBA thotë se ka kryer sulm me dron në Afganistan pas sulmit vdekjeprurës në Kabul

Ushtria amerikane ka njoftuar për një sulm të parë hakmarrës në Afganistan prej kur një sulm në aeroportin e Kabulit vrau 13 pjesëtarë të shërbimit amerikan, transmeton Shqip.com.

Gjatë këtij sulmi u vranë edhe 170 persona tjerë, pasi që zyrtarët amerikanë paralajmëruan qytetarët amerikanë që të largoheshin nga aeroporti për shkak të kërcënimeve të sigurisë.

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar se ka kryer një operacion kundër organizatës ISIS, raporton ABC News.

Në disa pamje të publikuara nga mediat ndërkombëtare, shihen teksa disa persona nxirren nga makinat të plagosur.

“Sulmi ajror pa pilot ndodhi në provincën Nangarhar të Afganistanit”, ka thënë kapiteni Urban.

“Indikacionet fillestare janë se ne e kemi vrarë objektivin. Ne nuk dimë për viktima civile”, raporton The New York Times.

Shteti Islamik Khorasan (ISIS-K), një anëtar i militantëve që më parë luftuan me forcat amerikane në Siri dhe Irak, tha se kishte kryer sulmin e së enjtes, i cili vrau dhjetëra njerëz-përfshirë afganët që po përpiqeshin të largoheshin nga vendi. /Shqip.com