Sport Ndërkombëtar

SHBA mposhtë Francën në finale dhe fiton medaljen e artë

Kombëtarja e Amerikës në basketboll

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë fituar një tjetër medalje të artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, shkruan Shqip.com.

Kombëtarja e Amerikës në basketboll ka mposhtur Francën në finalen për medaljen e artë.

Amerikanët ishin më të mirë që nga fillimi i ndeshjes, derisa në fund triumfuan me rezultat final, 87:82.

Më i miri në këtë ndeshje ishte padyshim kapiteni i amerikanëve, Kevin Durant me 29 pikë, gjashtë asistime dhe tri kërcime.

Kombëtarja e Amerikës

Me lojë të mirë u dallua edhe Jayson Tatum me 19 pikë e shtatë kërcime, derisa pikë dyshifrore arritën edhe Jrue Holiday dhe Damien Lillard me nga 11 pikë.

Evan Fournier dhe Rudy Gobert ishin më të mirët në parket me nga 16 pikë, por nuk ishte e mjaftueshme për t’i siguruar fitore kombëtares së tyre.

Kjo është medalja e 16-të e artë në Lojërat Olimpike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në basketboll./Shqip.com