Lajme Botë

SHBA-ja ndalon ndërtimin e fabrikave të teknologjisë në Kinë, kjo është arsyeja

Flamuri i SHBA-së/ilustrim

Administrata Biden, ka ndaluar ndërtimin e objekteve të kompanive teknologjike për 10 vite në Kinë.

Kjo vlen për kompanitë të cilat marrin fonde federale.

Vendimi u zbulua si pjesë e një plani prej 50 miliardë dollarësh i cili synon zhvillimin e industrisë të çipave në Amerikë.

Siç raporton BCC, ky vendim vjen pasi grupet e biznesit kanë kërkuar më shumë mbështetje nga qeveria në përpjekje për të reduktuar varësinë teknologjike nga Kina.

Sekretarja amerikane e tregtisë, ka thënë se nuk do të lejohet të rrezikojnë sigurinë kombëtare duke investuar këto para në Kinë.

Sekretarja Amerikane e Tregtisë, Gina Raimondo

“Kompanitë që marrin paratë mund të zgjerojnë vetëm fabrikat e tyre të pjekura në Kinë për t’i shërbyer tregut kinez. Ne do të zbatojmë rregulloren për të u siguruar që ata që marrin fonde CHIPS nuk mund të rrezikojnë sigurinë kombëtare… ata nuk lejohen t’i përdorin këto para për të investuar në Kinë, ata nuk mund të zhvillojnë teknologji të avancuara në Kinë. … për një periudhë prej dhjetë vjetësh.”, ka thënë Sekretarja Amerikane e Tregtisë, Gina Raimondo.

SHBA-të dhe Kina janë bllokuar në një mosmarrëveshje mbi tregtinë dhe teknologjinë.

Në gusht, presidenti i SHBA-së Joe Biden, kishte nënshkruar një ligj që ndante 280 miliardë dollar për avancimin e teknologjisë dhe shkencës, mes frikës se SHBA-të po humbet avantazhin e saj teknologjik ndaj Kinës.

Investimet përfshijnë ulje tatimore për kompanitë që ndërtojnë fabrika të prodhimit të çipave kompjuterik në SHBA.

Shtetet e Bashkuara aktualisht prodhojnë afërsisht 10% të furnizimit global të gjysmëpërçuesve, të cilët janë çelësi për gjithçka, nga makinat tek telefonat celularë, nga gati 40% në 1990.

Ambasada kineze në Uashington e kishte kundërshtuar projektligjin e çipave, duke e quajtur atë si një “mentalitet i Luftës së Ftohtë”./Shqip.com