Lajme

ShBA dënon djegien e veturës së serbit, sërish kërkon shtyrje të afatit për targat

Ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar djegien e veturës së serbit në veri si dhe sërish kanë kërkuar nga Kosova që të shtyjë afatin për targat.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka kërkuar që afati për ndërrimin e targave të bëhet për një periudhë 12 mujore.

“SHBA dënon djegien ose shkatërrimin e pronës dhe çdo përpjekje për të frikësuar ata me ose që synojnë të marrin targat e makinave RKS sipas ligjit kosovar. Këto janë vepra frikacake dhe kriminale. Ne përsërisim kërkesën tonë për një zgjatje të plotë të periudhës së zbatimit në mënyrë që targat e RKS të mund të instalohen gjatë 12 muajve duke pohuar se Kosova ka të drejtë të zbatojë këtë ndryshim”, shkroi Hovenier.

Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës ju është vënë zjarri një veture në Zubin Potok, pronari i së cilës është nga komuniteti serb.

I digjet vetura me targa “RKS” një serbi në Zubin Potok – SHQIP.com

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës ka njoftuar se vetura në fjalë ishte me targa “RKS”.

Kujtojmë se nga 1 shtatori janë regjistruar tri incidente në të cilat janë të përfshirë persona që ju kanë përgjigjur ftesës që t’i kthejnë targat ndërsa, ky i ditës së sotme është bërë i katërti.

Lidhur me këto sulme, Institucionet e Kosovës janë duke i akuzuar strukturat ilegale të cilët po frikësojnë qytetarët serb.

Përfaqësuesit e Listës Serbe nuk kanë reaguar për djegien e makinave dhe pronave të banorëve serbë. As Beogradi zyrtar nuk i ka komentuar publikisht sulmet.

1 nëntori shënon ditën kur filloi qortimi nga Policia e Kosovës për pronarët e automjeteve me targa ilegale.

Kjo masë do të vazhdojë deri me 21 nëntor që pastaj të fillohet me shqiptimin e gjobave.

Vlen të theksohet se masa e gjobitjes e paraparë pas asaj të qortimit do të vlejë deri me 21 janar.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se pas 21 janarit do të bëhen targa testuese dhe regjistrimi i automjeteve me targa RKS do të jetë më i lehtë deri me 31 mars – Pas kësaj date mund të bëhet regjistrimi por pa lehtësime.

Kurse, 21 prilli shënon datën përfundimtare që lejon qarkullimin e targave ilegale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë në territorin e Kosovës.

SHBA kërkon shtyrje të plotë të afatit për targat – SHQIP.com

ShBA edhe para se të merret vendimi i ri për targat, kanë kërkuar shtyrje për dhjetë muaj të afatit për ndërrimin e targave. Por janë shprehur të zhgënjyer pas refuzimit të kërkesës së tyre nga Qeveria e Kosovës.

Të njëjtën linjë me ShBA-të ka qëndruar edhe Bashkimi Evropian. Ata konsiderojnë që kërkesa e Kosovës për ndërrimin e targave ilegale është legjitime por kjo duhet të bëhet brenda një periudhe 12 mujore kështu, duke e cilësuar në kundërshtim me marrëveshjet e arritura në Bruksel.

/Shqip.com