Lajme

I digjet vetura me targa “RKS” një serbi në Zubin Potok

Ilustrim

Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës ju është vënë zjarri një veture në Zubin Potok, pronari i së cilës është nga komuniteti serb.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës ka njoftuar se vetura në fjalë ishte me targa “RKS”.

“Policia e Kosovës, me datën 02.11.2022, në orën 03.34 (pas mesnate) përmes linjës telefonike ka pranuar një informacion për djegien, vënien e zjarrit ndaj një veture të tipit Hyndai me targa RKS, pronë e viktimës mashkull kosovar i komunitetit serb, nga komuna e Zubin Potokut”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante dhe i kanë marrur të gjitha veprimet e nevojshme.

“Njësitet relevante policore nga stacioni policor Zubin Potok, i janë përgjigjur menjëherë vendit të ngjarjes, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore si dhe kanë njoftuar ekipin e zjarrfikësve, të cilët kanë dalë po ashtu në vendin e ngjarjes”.

Kujtojmë se nga 1 shtatori janë regjistruar tri incidente në të cilat janë të përfshirë persona që ju kanë përgjigjur ftesës që t’i kthejnë targat ndërsa, ky i ditës së sotme është bërë i katërti.

Lidhur me këtë, Institucionet e Kosovës janë duke i akuzuar strukturat ilegale të cilët po frikësojnë qytetarët serb.

Përfaqësuesit e Listës Serbe nuk kanë reaguar për djegien e makinave dhe pronave të banorëve serbë. As Beogradi zyrtar nuk ka komentoi publikisht sulmet.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, kishte paralajmëruar bllokimin e rrugëve në veri të Kosovës, nëse Kosova ndërmerr ndonjë veprim për konfiskimin e makinave me targa serbe.

Deri më tani, vetëm 20 makina janë riregjistruar në RKS, dhe ky numër i vogël – krahasuar me afër 10.000 makina sa besohet se kanë targa ilegale në Kosovë.

1 nëntori shënon ditën kur filloi qortimi nga Policia e Kosovës për pronarët e automjeteve me targa ilegale.

Kjo masë do të vazhdojë deri me 21 nëntor që pastaj të fillohet me shqiptimin e gjobave.

Vlen të theksohet se masa e gjobitjes e paraparë pas asaj të qortimit do të vlejë deri me 21 janar.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se pas 21 janarit do të bëhen targa testuese dhe regjistrimi i automjeteve me targa RKS do të jetë më i lehtë deri me 31 mars – Pas kësaj date mund të bëhet regjistrimi por pa lehtësime.

Kurse, 21 prilli shënon datën përfundimtare që lejon qarkullimin e targave ilegale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë në territorin e Kosovës.

SHBA kërkon shtyrje të plotë të afatit për targat – SHQIP.com

ShBA edhe para se të merret vendimi i ri për targat, kanë kërkuar shtyrje për dhjetë muaj të afatit për ndërrimin e targave. Por janë shprehur të zhgënjyer pas refuzimit të kërkesës së tyre nga Qeveria e Kosovës.

Të njëjtën linjë me ShBA-të ka qëndruar edhe Bashkimi Evropian. Ata konsiderojnë që kërkesa e Kosovës për ndërrimin e targave ilegale është legjitime por kjo duhet të bëhet brenda një periudhe 12 mujore kështu, duke e cilësuar në kundërshtim me marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Kundër ndryshimit të targave ilegale në Kosovë, qëndron edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuqiç.

Në rast se këto targa nuk lejohen nga autoritetet e Kosovës, Vuçiq ka paralajmëruar ‘përshkallëzim’ të popullatës serbe në veri.

/Shqip.com