Shaqiri është blerja më e shtrenjtë e Chicago Fire

Sulmuesi i Kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri është transferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës te skuadra e Chicago Fire.
Shaqiri është transferuar në Chicago Fire nga Lyon për një shumë rreth 7 milionë euro, duke u bërë kështu blerja më e shtrenjtë në histori të klubit.
30-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024 me Chicagon dhe do ta veshë fanellën me numrin 10.
Shaqiri ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
Trajneri i Chicago Fire, Ezra Hendrickson, i ka uruar mirëseardhje shqiptarit përmes një postimi në ‘twitter’, ku ka shkruar: “Mirëserdhe Shaq”.
Shaqiri në fillim të stinorit u transferua nga Liverpooli te Lyoni, por nuk arriti të bind me paraqitjet e tij te skuadra franceze.
Sulmuesi me Lyonin bëri 16 paraqitje, duke shënuar dy gola dhe asistuar tri të tjera.
Ai largohet nga Evropa pas disa viteve të suksesshme fillimisht me Bayern Munich, ku fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2013 dhe më pas me Liverpoolin, ku fitoi Premierligën dhe gjithashtu Ligën e Kampionëve në vitin 2019./Shqip.com
Welcome Shaq!!! https://t.co/Kemb3eiStP
— EZRA (@EzraHendrickson) February 9, 2022