Lajme

Shala për raportet me Osmanin: E kam takuar vetëm dy herë prej kur u bë presidente

Ilustrim

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kujtim Shala ka thënë se ka takuar presidenten, Vjosa Osmani vetëm dy herë që nga koha që ka marrë postin.

Ai ka thënë se edhe në këto raste kanë qenë takime formale.

“Presidenti nuk mund të jetë i lidhur elektoralisht me shumicën. Duhet të përfaqësoj unitetin e popullit dhe funksionimin e institucioneve. Funksionimi i institucioneve nuk nënkupton vetëm interesin e shumicës, në këtë rast, presidentja e ka këtë mungesë tepër të madhe. Se si manifestohet konkretisht nuk di të them, sepse nga dita që është bërë presidente e kam takuar vetëm 2 herë në formate formale”, tha ai në T7.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kujtim Shala

Tutje ai ka thënë se funksionimi i presidentes Vjosa Osmani është shumë i reduktuar.

Sipas tij, Osmani është bërë presidente nga një proces zgjedhor në një marrëveshje koalicioni nga zgjedhjet e fituara.

“Më duket shumë e reduktuar. Funksioni i presidentit në Kosovë nuk përbën një nga pushtet në Kosovë. Nuk ka pushtet në kuptimin kushtetues. Në anën tjetër, Presidentja Osmani ka ardh nëpërmjet një procesi zgjedhor, elektoral në një marrëveshje koalicioni që i ka fituar zgjedhjet. Është tepër e vështirë të shkëputet nga origjina elektorale. Ndoshta burimi i vërtet i reduktimit të funksioni të saj është pikërisht te ky fakt”, tha Shala./SHQIP.com