Lajme

Sveçla: Policëve të Kosovës u mungon uniforma për shkak të OSHP-së

Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili po raporton në komisioni për siguri e ka pranuar se Policëve të Kosovës iu mungon uniforma e po ashtu armatimi.

Sipas Svçles kjo po ndodh për shkak të OSHP-së.

Por kur pritet të përfundojë kjo sipas Sveçles.

“Sa u  përket uniformave dhe armatimit, të gjitha këto janë si rrethojë e bllokimit të OSHP-së ku disa prej  megjithatë ne kemi shfrytëzuar. Jemi në fazën e furnizimit të shumë nga nevojave, shpresojmë që edhe OSHP-ja shumë shpejtë të zhbllokohet dhe të përfundojnë këto”, ka thënë ministri Sveçla.

Nuk ka luks të qeveritarëve në kurriz të zyrtarëve e sidomos të zyrtarëve policorë ka thënë më tutje Sveçla./Shqip.com