Sezoni i ri, mbretërit e vjetër
Publikuar:
(04.09.2022 20:09:59)

Në sezonin e kaluar e “pushtoi” Spanjën dhe Evropën.
Dhe të njëjtën e synon përsëri.
Real Madrid – është skuadra e vetme në top pesë ligat evropiane – që ka bilanc 100 për qind – të fitoreve.
“Los Blancos” e ndanin këtë epitet me Arsenalin, por “Gunners” u mposhtën sonte – për ta lënë stafetën vetëm te skuadra spanjolle.
Të udhëhequr nga Carlo Anceloti, galaktikët kanë shënuar 11-të gola dhe kanë pranuar vetëm katër.
Por, në këtë statistikë më mirë qëndron Barcelona e vendit të dytë – që ka golaverazh 11-1.
Ndeshjen e rradhës – Real Madrid e zhvillon në udhëtim te Celtic me gjashtë shtator – në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve./Shqip.com