Sport Ndërkombëtar

Sevilla “mbreti” i Europe Leagues

Frankfurt është fituesi i fundi i Europe League, por mbretërit e këtij kompeticioni konsiderohen Sevilla.

Skuadra nga Spanja ka fituar numrin më të madh të trofeve të Europa Leagues.

Seville ka ngritur gashtë herë trofeun e çmuar të këtij kompeticioni.

Herën e fundit ata e fituan në vitin 2019-20, kur në finale e mposhtën Interin.

Derisa në vendin e dytë për skuadrën më të suksesshme në Evropaligë janë skuadrat si Atletico Madrid, Juventus dhe Inter që kanë nga tri.

Kujtojmë që në vitin 2008, u vendos që Kupa UEFA do të ndryshonte emrin në UEFA Europe League për sezonin e ardhshëm.

Formati i kompeticionit ndryshon nga ndeshjet me eliminim direkt në një lojë grupore në fazën e parë që do të pasohej nga një fazë eliminatore.

Një tjetër risi ishte se në atë fazë eliminatore do të merrnin pjesë skuadrat që ishin në vendin e tretë në fazën e parë të grupeve të UEFA Champions League .