Sport Ndërkombëtar

Sesko i bashkohet RB Leipzigut për 24 milionë euro

Objektivi i Manchester United, Benjamin Sesko, i është bashkuar RB Leipzig në një marrëveshje me vlerë 24 milionë euro.

Sulmuesi 19-vjeçar, i cili ka rënë në sy te Red Bull Salzburg, do t’i bashkohet skuadrës së Bundesligës sezonin e ardhshëm.

Chelsea dhe Real Madrid ishin gjithashtu të lidhur me 19-vjeçarin, por ai do të transferohet në Gjermani në verën e vitit 2023.

Sesko ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare me Leizpig, duke u bërë lojtari i fundit që ka bërë lëvizjen nga Salzburgu.

Adoleshenti ka shënuar 12 gola në 39 ndeshje për Salzburgun dhe forma e tij kishte çuar në spekulime për një lëvizje të mundshme te United./Shqip.com