Sport Shqiptar

Sermaxhaj pas largimi nga FC Malisheva: Vlerësojeni vet nëse ne ishim fajtor!

FC Malisheva dhe trajneri Sami Sermaxhaj i kanë ndarë rrugët të martën për shkak të probleme të trajnerit me kontratë, shkruan Shqip.com.

Sermaxhaj e ka postuar një status në rrjetin social “Facebook” me ç’rast e kanë sqaruar çështjen e largimit.

Të dashur futbollist të FC Malisheva, nga zemra ju uroj gjitha të mirat e kësaj bote, ishte knaqësia ime dhe bashkëpunëtorëve të mi Petrit Rushiti dhe Qëndrim Kida të punonin me ju. Vlerësojeni vet nëse ne ishim fajtor që nuk ju stërvitum dhe udhëheqëm profesionalisht apo ishte Kafegjolli që qëllimisht na mbante peng me kontrata të pa vërtetuara në klub dhe federatë për të realizuar qëllimin e tij që veq u bë publik. Mirëupafshim!”, ka shkruar Sami Sermaxhaj.

Malisheva në këtë edicion po “lufton” për mbretje në elitë.

Stinorin pranveror do ta nis nga pozita e tetë me 19 pikë të tubuara.

/Shqip.com