Sport Ndërkombëtar

Serie B – e ardhmja e Fabregas

Fabregas

Ditë më parë ishte në radarin e UD Las Palmas, skuadër që garon në elitën e dytë të futbollit spanjoll.

Por, Cesc Fabregas tashmë është afër transferimit në Como – ekip në Serie B.

35 vjeçari është i vendosur të luaj – larg niveleve më të larta të futbollit.

Teksa, lajmin për këtë lëvizje të tij e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

Gjeniu i mesfushës ka një karrierë të pasur – si në nivel ekipi ashtu edhe me kombëtare.

Ai është fitues i La Ligës, Premierligës, Kampionatit Evropian dhe Kupës së Botës.

Teksa, është edhe asistuesi i dytë më i mirë në historinë e elitës së futbollit anglez, me 111 sosh.

Së fundmi – Cesc ishte pjesë e Monacos./Shqip.com