Serie A – ka një lide të ri

Pas një “drame” me pesë gola të shënuar dhe dy kartonëve të kuq, Milani ka fituar në udhëtim ndaj Bolognas.
Ishin rosonerët të cilët kaluan në epërsi pas 16 minutave lojë, me anë të Rafael Leaos, shkruan Shqip.com.
Katër minuta pas shënimit të këtij goli, Bologna mbeti me një futbollist më pak në fushë, pasio Adama Soumaoro u ndëshkua me karton të kuq.
Pas këtij momenti, kuqezinjët dominuan në minutat e mbetur dhe shënuan edhe njëherë, kësaj radhe me anë të Davide Calabrias.
Pjesa e dytë u prit që të jetë e lehtë për skuadrën e udhëhequr nga Stefano Pioli, po nuk ndodhi ashtu.
Në minutën e 49-të, Zlatan Ibrahimovic, shënoi gol, ama në portën e gabuar, dhe rezultati u ngushtua në 1-2.
Vetëm tre minuta më pas, Bologna e barazoi rezultatin, kurse autor i golit ishte, Musa Barrow.
Por, ky gëzim mbeti në gjysmë, sepse mesfushori i Bolognas, Roberto Soriano u ndëshkua me karton të kuq dhe kështu, skuadra e tij mbeti me dy futbollistë më pak në fushë.
Epërsinë numërike, Milani e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar dy gola. Fillimisht me anë të Imsail Bennacer, pastaj edhe me Zlatan Ibrahimovic.
Pas kësaj fitore, rosonerët janë liderë të Series A, me 25 pikë, një më shumë se Napoli që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndërsa, Bologna mbetet në vendin e dhjetë./Shqip.com