Lajme Ballkan

Serbia zgjat vlefshmërinë e regjistrimit të veturave me targa me denominime të Kosovës

Qeveria e Serbisë ka miratuar Dekretin për kushte të veçanta për vlefshmërinë e regjistrimit të mjeteve motorike që kanë shenja regjistrimi të qyteteve dhe komunave në territorin e Kosovës.

Siç thuhet në njoftimin e Qeverisë së Serbisë, dekreti është miratuar në seancën e djeshme, ndërsa sot ka hyrë në fuqi.

Me miratimin e kësaj rregulloreje, tash e tutje do të vazhdohet regjistrimi i të gjitha automjeteve me shënjimin KM, PR, GL dhe emrat e qyteteve të tjera serbe në zonën e Kosovë, raporton Tanjug.

“Këto mjete mund të lëvizin lirshëm në komunikacion siç bënin më parë, me posedim të polisës së sigurimit të detyrueshëm dhe vërtetimit të kontrollit teknik, jo më të vjetra se një vit.

Qeveria ka marrë vendim në përputhje me marrëveshjen e arritur në kuadër të Dialogut Beograd – Prishtinë për parandalimin e përshkallëzimit të situatës dhe vazhdimin e kërkimit të një zgjidhje të pëhershme dhe qëndrueshme sa i përket targave”, thuhet nga Qeveria e Serbisë.

/Shqip.com