Lajme

Bislimi: Serbia nuk pranon asnjë opsion për targat, kërkon vazhdimin e përdorimit të letrave ngjitëse

Delegacioni shtetëror i Kosovës dhe delegacioni i Serbisë mund të arrijnë një marrëveshje për targat dhe në dokumentin e marrëveshjes mund t’i shtohet një paragraf ku theksohet se palët nuk e njohin njëra tjetrën si shtet.

21 prilli është afati për gjetjen një zgjidhje për targat dhe delegacionet para vetes kanë tri opsione.

Opsioni i parë është mbajtja e targave ekzistuese duke mos i vendosur ngjitës (stickers) në simbolet shtetërore i cili propozim po mbështet nga pala kosovare.

Kurse dy zgjidhjet e tjera të cilat janë propozuar kanë të bëjnë me modifikimin e targave.

Zgjidhja e propozuar është ruajtja e simboleve kombëtare në targa mirëpo të bëhet ndryshimi i shkurtesave RKS dhe SRB.

 Kurse varianti i dytë është ndryshimi i simboleve kombëtare në targat por ruajtja e shkurtesave.

Pala serbe nuk përkrah asnjë propozim mirëpo kërkon që të vazhdohet me përdorimin e stickersave.

Zëvendësministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi ka akuzuar palën serbe se është duke penguar dialogun ngase insiston në vazhdimin e praktikës për vendosjen e stickersave në targat.

Ai ka deklaruar për Kossev se stickersat nuk janë zgjidhje e përhershme.

“Në kuadër të marrëveshjes mund të shtojmë një paragraf që nuk do të thotë se Serbia e njeh Kosovën apo se Kosova njeh Serbinë. Ky është një nga opsionet. Kjo nuk do të përdorej për të njohur njëri-tjetrin, sepse njohja duhet të jetë pjesë e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse”

“Detyra është e qartë duhet të gjendet një zgjidhje e përhershme, të gjendet një zgjidhje  në përputhje me standardet më të mira të BE-së. Stickers nuk janë në përputhje me këtë, në fakt, ata nuk janë një zgjedhje e mundshme”. ka thënë Bislimi.

Sipas tij, dy delegacionet do të takohen në javën e tretë të muajit prill ku edhe pritet të gjendet zgjidhja e përhershme.

Ai ka thënë se Bashkimi Evropian në këtë rast duhet të identifikojë se cila palë është duke bllokuar dialogun.

Bislimi ka deklaruar se ata i kanë bërë të qartë Beogradit se nuk do të lejojnë targat serbe me emrat e qyteteve në Kosovë të qarkullojnë.  

Takimet e grupeve punuese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë filluan në fund të shtatorit pasi në Bruksel u arrit marrëveshja e përkohshme për targat.

Automjetet nga Serbia dhe nga Kosova detyrohen që të mbulojnë simbolet shtetërore shkau se këto dy shtete nuk e njohin njëra tjetrën. Pasi ishte nënshkruar marrëveshja ishin zhbllokuar rrugët në Mitrovicën e Veriut përkatësisht në vendkalimet kufitar Jarinje dhe Bërnjak të cilat për 14 ditë qëndruan të bllokuara. /Shqip.com