Lajme

Serbët në veri sot do të protestojnë kundër Vuçiqit dhe Listës Serbe

Foto ilustruese
Mitrovica e Veriut

Serbët që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës, sot pritet që ta mbajnë një protestë, kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe partisë Lista Serbe.

Organizatori i protestës, komisioneri i Lëvizjes për Mbrojtjen e Kosovës, Nebojsha Joviq u ka bërë thirrje qytetarëve që mblidhen për të ngritur zërin ndaj atyre që po punojnë kundër interesit të serbëve që jetojnë në Kosovë.

“Qytetarët e Mitrovicës  duhet të dalin publikisht dhe qartë t’i dërgojnë një mesazh publikut, para së gjithash serb, se Aleksandar Vuçiq, me politikën e tij destruktive proshqiptare dhe proserbe në Kosovë, si dhe me listën Srpska, e cila ishte partner afatgjatë i Thaçit dhe Haradinajt, nuk mund të përfaqësojë më serbët që jetojnë në Kosovë”, tha ai.

Protesta do të fillojë nga ora 12:00, në sheshin kryesor të Mitrovicës së Veriut.

Ky organizim ishte paralajmëruar të mbahet ditën e hënë, por organizatorët deklaruan se qytetarët ishin ata që kërkuan që protestën ta mbajnë të dielën, pasi të hënën janë në punë.

/Shqip.com