Art Jetese

Sëmundjet që dentisti mund të dallojë të cilat nuk kanë të bëjnë me dhëmbët

Një kontroll oral rutinë mund të arrijë të zbulojë të dhëna për shëndetin tuaj të përgjithshëm që nuk kanë të bëjnë me dhëmbët tuaj.

A të përmbajë goja juaj të dhëna për gjendjen e shëndetit tuaj të përgjithshëm, dhe cilat sëmundje mund të identifikojë dentisti juaj?

Cilat janë sëmundjet që mund të dallojë dentisti

Edhe pse një dentist nuk mund të diagnostikojë zyrtarisht ndonjë nga çrregullimet e mëposhtme, ata shpesh janë të parët që dallojnë shenjat e hershme të problemeve të tilla shëndetësore dhe mund t’ju drejtojnë tek një mjek për një vlerësim të mëtejshëm.

Sëmundjet e zemrës

Sëmundja periodontale është një infeksion dhe inflamacion i mishrave të dhëmbëve dhe kockave që rrethojnë dhëmbët. Kur është e pranishme, mund të tregojë për rrezikun që ju kanoset nga sëmundjet e zemrës, shkruan agroweb.

Në fakt, disa lloje të problemeve kardiovaskulare, sëmundjet e zemrës, bllokimi i arterieve dhe goditjet në tru mund të lidhen me inflamacionin e nisur pikërisht nga bakteret orale.

Diabeti

Ndonjëherë dentistët mund të jenë të parët që zbulojnë shenjat e diabetit tek njerëzit që nuk janë të diagnostikuar me këtë sëmundje.

Gjatë kontrolleve dentare, stomatologët mund të vërejnë simptoma si aromë e keqe dhe kronike nga tharja e gojës, ndonjë një infeksion mykotik dhe sëmundje të mishrave të dhëmbëve.

Të gjitha këto janë më të zakonshme tek individët me diabet. Kjo për shkak se diabeti ul rezistencën e trupit tuaj ndaj infeksionit, gjë që rezulton në një rrezik në rritje të problemeve të mishrave të dhëmbëve.

Refluksi i acidit

Ndonëse simptoma treguese e sëmundjes së refluksit gastroezofageal është shpesh urthi i zakonshëm, ndonjëherë dentisti mund të deshifrojë të dhëna edhe nga gjendja e gojës tuaj.

Kur acidi rrjedh nga stomaku në ezofag, ai mund të shkaktojë dëmtim në smaltin e dhëmbëve.

Përveç kësaj, dentisti mund të vërejë edhe lezione në fyt, ku acidi ka përkeqësuar gjendjen e fytit.

Kanceri i gojës

Dentistët mund të jenë linja juaj e parë e mbrojtjes kur bëhet fjalë për zbulimin e kancerit oral.

Në fazat e hershme, kanceri oral mund të jetë pa dhimbje dhe i pranishëm me pak simptoma të dukshme.

/Shqip.com