Art Jetese

Sëmundjet autoimune prej të cilave duhet të bëjë kujdes çdo femër

Sëmundjet autoimune të cilat zhvillohen kur sistemi imunitar fillon të sulmojë qelizat e shëndetshme, prekin kryesisht femrat në një raport 80 me 20%.

Hulumtimet e fundit kanë treguar se kjo mund të ketë të bëjë me dallimet në mënyrën se si kombinohen gjenet tek femrat.

Sëmundjet autoimune janë në rritje. Në 50 vitet e fundit, numri i njerëzve të prekur nga sëmundjet immune është trefishuar.

Ka të paktën 80 sëmundje të ndryshme autoimmune, megjithatë ato të mëposhtmet janë më të përhapurat mes femrave.

Artrit rheumatoid

Rreth 4% e femrave zhvillojnë artrit reumatoid në jetën e tyre, sipas një studimi të publikuar në revistën mjekësore Arthritis and Rheumatism.

Lupus

Nëntë nga 10 njerëz me lupus, një sëmundje që mund të dëmtojë nyjet, lëkurën, veshkat, zemrën, mushkëritë dhe pjesët e tjera të trupit.

Tiroiditi i Hashimotos

Tiroiditi i Hashimotos ndodh kur sistemi imunitar sulmon tiroiden, një gjëndër në formë fluture në qendër të qafës tuaj, e cila zakonisht çon në një mangësi të hormoneve tiroide (hipotiroidizëm).

Psoriasis

Një sëmundje kronike e lëkurës që shkakton qelizat e lëkurës të rritet shumë shpejt. Psoriasis mund të jetë e vetmja sëmundje autoimune që është po aq e zakonshme tek gratë dhe burrat.

Sindromi i Sjögrenit

Me sindromën Sjögren, sistemi juaj imunitar sulmon gjëndrat që krijojnë lot dhe pështymë. Kjo shkakton një reduktim në sasinë dhe cilësinë e sekrecioneve të tyre dhe çon në simptoma si sytë e thatë dhe gojën e thatë.