Art Jetese

Sëmundja e Parkinsonit, simptomat dhe trajtimi

Sëmundja e Parkinsonit është një çrregullim neurologjik progresiv. Shenjat e para janë problemet me lëvizjen.

Lëvizjet e koordinuara të muskujve bëhen të mundura nga dopamina, një substancë në tru. Dopamina prodhohet në një pjesë të trurit të quajtur “substantia nigra”. Në rastin e njerëzve me Parkinson, qelizat e substantia nigra fillojnë të vdesin.

Kur ndodh kjo, nivelet e dopaminës zvogëlohen. Kur ato kanë rënë 60% deri në 80%, simptomat e Parkinsonit fillojnë të shfaqen.

Simptomat e Parkinsonit

Disa nga simptomat e hershme të Parkinsonit mund të fillojnë disa vite përpara se të zhvillohen problemet me lëvizjet. Këto shenja më të hershme përfshijnë: ulje e aftësisë për të nuhatur,  ndryshimet e zërit, qëndrim i përkulur

Ndër katër problemet kryesore që vihen re te lëvizjet janë: dridhje (ndodh kur njerëzit janë duke pushuar), lëvizjet e ngadalta, ngurtësi e krahëve, këmbëve

Shkaqet e sëmundjes së Parkinsonit është i panjohur. Mund të ketë komponentë gjenetikë dhe mjedisorë.

Parkinsoni, mund të shkaktojë, ngurtësim i muskujve, dridhje, ndryshim në shprehitë e fytyrës.

Lëvizjet bëhen më të ngadalta, gjë që ngadalëson aktivitetet, apo edhe në fazat e fundit të sëmundjes së Parkisonit, njerëzit kanë vështirë për të qëndruar pa një shoqërues ose pajisje ndihmëse, shkruan Anabel.

Demenca e Parkinsonit

Demenca e Parkinsonit është një ndërlikim i sëmundjes së Parkinsonit. I bën njerëzit të zhvillojnë vështirësi me arsyetimin, të menduarit dhe zgjidhjen e problemeve.

Sëmundja e Parkinsonit shkatërron qelizat që marrin kimikatet në tru. Me kalimin e kohës, kjo mund të çojë në ndryshime dramatike, simptoma dhe komplikime.

Trajtimet për sëmundjen e Parkinsonit

Trajtimi për Parkinson mbështetet në një kombinim te ndryshimet e stilit të jetesës, medikamentet dhe terapitë.

Terapia e të folurit, terapia profesionale dhe terapia fizike mund të ndihmojnë gjithashtu në përmirësimin e komunikimit dhe kujdesit për veten.