Lajme

Selmanaj: Të hetohet incizimi i potencuar i Abazit për vjedhjen e provave në rastin Dehari

Driton Selmanaj, deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës
Driton Selmanaj, deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës

Driton Selmanaj, deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka reaguar pas deklaratave të Haki Abazit për rastin e zhdukjes së mostrave të Avni Deharit.

Ai në rrjetin social Facebook ka shkruar se duhet të hetohet incizimi që Abazi thotë se e ka për vjedhjen e provave në rastin Dehari.

Të hetohet në mënyrë urgjente incizimi i potencuar i deputetit Abazi për vjedhjen e provave në rastin Dehari. Njëherit, e dënojmë fshehjen e mundur të incizimit të këtij rasti të rëndë nga ministrja e Drejtësisë. Po ashtu, e dënojmë fuqishëm heshtjen e kryeministrit për këtë ngjarje të fshehur e të tmerrshme”, ka shkruar Selmanaj.

Postimi i plotë:

Mos i vrisni provat, mos e vrisni të vërtetën!

Duam transparencë. Duam hetim të pavarur. Fshehja nuk kalon. Mashtrimi asesi.

Kërkojmë që sa më parë të publikohen incizimet e përmendura të deputetit të pushtetit, që i përmendi sot në konferencë për shtyp.

Të hetohet në mënyrë urgjente incizimi i potencuar i deputetit Abazi për vjedhjen e provave në rastin Dehari. Njëherit, e dënojmë fshehjen e mundur të incizimit të këtij rasti të rëndë nga ministrja e Drejtësisë. Po ashtu, e dënojmë fuqishëm heshtjen e kryeministrit për këtë ngjarje të fshehur e të tmerrshme.

Populli i Kosovës duhet ta di të vërtetën!

Kujtojmë se vjedhja e provave të rastit Dehari ka ndodhur në kohën kur VV është në Qeveri.

/Shqip.com