Lajme

Selimi-Këshilltarit të Osmanit: “Prokurorët e gjykatësit janë heronj e jo marioneta për t’i kontrolluar ti e kasta juaj kapëse”

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi

Ish-ministri i Drejtësisë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi, i ka reaguar Artan Muratit, këshilltar i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, pasi akuzoi dy ish-ministrat e Drejtësisë, Selimin dhe Abelard Tahirin e Partisë Demokratike të Kosovës, se “kanë dobësuar institucionet e drejtësisë përmes korrupsionit dhe intervenimeve politike”.

Ndaj kësaj akuze ka reaguar Selimi, duke thënë se nuk frikësohet as prokurorëve e as gjyqtarëve.

Ndërsa, i ka bërë thirrje që ta informojë presidenten se “prokurorët e gjyqtarët janë heronj e jo marioneta”.

Këshilltari i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, Artan Murati

“Nuk i frikohem unë prokurorëve e as gjykatësve me gjithë tendencën tënde për ta politizuar drejtësinë. Kam respekt për ty e informoje Presidenten mirë”.

“Prokurorët e gjyqtarët janë heronj e jo marioneta për ti kontrolluar ti e kasta juaj kapëse. Informoje Presidenten!”, ka shkruar Selimi në replikën e tij ndaj Muratit./SHQIP.com