Lajme

Sekuestrohet një armë zjarri, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion mbrëmjen e djeshme një person të dyshuar i cili po kërkohej nga ana e policisë.

“Mbrëmë nga njësiti i hetimeve të përgjithshme në Prishtinë, është shoqëruar në stacion një person dhe është sekuestruar një armë zjarri”, thuhet fillimisht në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se personi i dyshuar po kërkohej nga policia, që nga data 11.01.2023, për veprat: shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armës.

 Ndaj tij janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit.

Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, komfor kompetencave dhe autorizimeve ligjore është e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë, rendit dhe qetësisë publike.

/Shqip.com