Lajme

Sekuestrohen 107 kg marihuanë, arrestohet një shtetas i Serbisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një person në si dhe janë konfiskuar 107 kilogramë marihuanë.

Përmes njoftimit për media thuhet se aksioni është kryer në terminal doganor.

“Policia e Kosovës arreston një person dhe sekuestron 107 kilogramë të dyshuar për marihuanë. Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, më datë 29.01.2023, në orën 22:40, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në terminal doganor, ka ndaluar një kamion ‘Iveco’ me targa të huaja të cilin e drejtonte i dyshuari M.P., (1991), shtetas i Serbisë nën dyshimin për substancë narkotike”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në cilësinë e provave nuk është konfiskuar vetëm substance narkotike.

“Në bashkëpunim me oficerët e Doganës së Kosovës, gjatë kontrollimit në dy rezervuarët e derivateve janë gjetur bunkerë të modifikuar, ku në brendi kishte 101 paketime të plastikës me të substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë. Nga Njësia e Forenzikës është bërë sekuestrimi dhe tërheqja e dëshmive, ku pesha e përgjithshme e narkotikëve të sekuestruar ka qenë rreth 107 kilogramë.  Po ashtu në cilësi të provave janë sekuestruar edhe një telefon celular, një GPS, disk diagrami i tahografit, një kamion, 95 euro si dhe 2.500 dinarë”.

Tutje thuhet se në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari është ndaluar për 48 orë kurse rasti procedohet për veprime të mëtutjeshme, përderisa vazhdojnë veprimet hetimore nga drejtoria përkatëse.

/Shqip.com