Kulturë

“Sekreti” në mesin e këngëve më të dëgjuara në Eurovision

Shqipëria në “Eurovision 2022”, do të përfaqësohet nga këngëtarja Ronela Hajati, më këngën “Sekret”.

Ndërkaq, “Sekret”, është në mesin e këngëve të më të dëgjuara të Eurovisionit në këtë edicion.

Kënga është renditur e 7-ta në mesin 20-të videove më të shikuara gjatë muajit prill.

Hajati, kohë më parë kishte cekur se kjo është periudha më delikate dhe intensive e jetës së saj.

“Po jap gjithçka qe mundem për të dalë sa më mirë! Në foton e fundit keni Ronin tuaj kryesisht të kohës! Jam në një periudhë shumë delikate të jetës sime. Dhe kështu dua të dini që çdo grimcë mbështetjeje është një mal me forcë për mua! Ju dua shumë”, kishte shkruar ajo.

Eurovision 2022 do të zhvillohet në datat 10, 12 dhe 14 maj.