Ekonomi Biznes

Sekretet e “Nenna Manufactory” – E para dhe e vetmja kompani në Shqipëri që prodhon produkte 100% natyrale për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Konsumatorët gjithnjë e më shumë po kërkojnë produkte kozmetike natyrale. Në një botë ku globalizmi ka rritur kërkesën dhe tregu përballet me mjaft sfida, industralistët shohin opsione alternative për të përmbushur kërkesat e klientit. Kozmetika është një nga fushat ku biznesi po merr zhvillim me hapa galopantë.

Mirëpo cilësia përcakton tregun.

Moria e produkteve kozmetike me bazë përzierjet kimike duket se nuk është më ajo që klienti kërkon. E ardhja është drejt produkteve natyrale.

Jo pa qëllim në Shqipëri, një grup sipërmarrësish kanë ngritur “Nenna Manufactory” e vetmja kompani në vend e cila prodhon produkte 100% natyrale dhe pa ujë për lëkurën, flokët dhe shëndetin e mirëqenien.

Baza është natyra, bimët aromatike të cilat rriten në çdo cep të Shqipërisë. Lindita Vrushi, CEO e “Nenna Manufactory” tregon për Shqip.com sekretet e produkteve që dalin nga kjo kompani dhe përfitimet estetike e shëndetësore që kanë klientët.

Një gjë është e sigurt, gjatë këtyre kohëve ku Nenna është prodhues, numri i klienteve është shumë i qëndrueshëm dhe vjen në rritje. Ata që e provojnë njëherë nuk mund të tërhiqen dhe ta zëvendësojnë me një produkt tjetër”, thotë Vrushi.

“Nenna Manufactory” kujdeset jo vetëm për klientin por edhe për vetë natyrën pasi produktet janë me përbërje 100% të përthithshme nga organizmi dhe të biodegradueshme në mjedis.

Nuk dëmton ekosistemin, për të rritur fitimet e saj, Nenna nuk shkel anjë parim që bie ndesh me mirëqenien mjedisore”, na tregon Vrushi. 

Aktualisht, produktet e Nenna Manufactory mund t’i gjenishumë lehtësisht nëpërmjet faqes së instagramit: @nennamanufactory dhe faqes së web-it: www.nenna.al. Sikurse mund t’i gjeni edhe fizikisht në Showroom-in e Nenna Manufactory në Elbasan. 

Intervista

Nenna Manufactory njihet si një nga kompanitë që në këtë treg masiv global prodhon produkte kozmetike 100% natyrale. Sa e vështirë ka qenë në rrugëtimin e “Nenna” që produktet të cilat ajo tregton të mbeteshin me origjinë bazë natyrën?

Nuk ka qenë e vështirë sepse filozofia e Nennës kjo ka qenë që në fillim. Të prodhojë produkte 100% natyrale. Por na u desh kohë e gjatë ta vërtetonim këtë gjë nëpërmjet certifikimit NATRUE. Çertifikim ky që i jepet prodhuesve që prodhojnë vetëm produkte 100% natyrale.

Gjithçka që lidhet me natyrën kuptohet që është mishërim i ripërtëritjes dhe përjetësisë. Cila ishte arsyeja që ju nxiti drejt kësaj qasje, pra produkteve me ingredient bio dhe jo, le të themi, industrialë apo nga proceset kimike, që janë të zakonshme në këtë spektër?

Arseyja ishte besimi mbi vlerat që kanë ekstraktet dhe përbërësit nga natyra. 

Çfarë vendi zë Nenna Manufactory në tregun shqiptar të produkteve kozmetike?

Shumë pak sepse akoma në Shqipëri tregu nuk është i stabilizuar me produktet natyrale. Prandaj produktet e Nennës përballen me sfida në procesin e përqafimit nga njerëzit. Një gjë është e sigurt, gjatë këtyre kohëve ku Nenna është prodhues, numri i klienteve është shumë i qëndrueshëm dhe vjen në rritje. Ata që e provojnë njëherë nuk mund të tërhiqen dhe ta zëvendësojnë me një produkt tjetër.

E synoni tregun e jashtëm? Tregu europian çfarë raporti ka me produktet bio të bukurisë? Sa e vështirë është për një kompani nga Shqipëria që të eksportojë produktet e saj?

Po e synojmë tregun e jashtëm dhe madje kemi klientë nga jashtë siç është Zvicra për shembull. Me saktësi nuk kemi informacion për tregun europian në raport me produktet natyrale, por është një trend në rritje. Nuk është aspak e vështirë të eksportohen produktet që vijnë nga kompani shqiptare deri në momentin kur zbatohen të gjitha rregulloret. Vështirësia qëndron tek kontrata dhe qëndrueshmëria e tregut.

A janë shqiptarët një popull që investon për pamjen e jashtme dhe dukjen bukur?

Po, janë, madje shumë. Problemi i vetëm është se nuk janë shumë të informuar rreth produkteve vërtetë natyrale dhe nuk janë të kujdesshëm me produktet që zgjedhin për të vendosur mbi lekurën e tyre.

Për të interesuarit, ku mund t’i gjejnë produktet organike të Nenna Manufactory?

Produktet e Nenna Manufactory mund të gjehen shumë lehtësisht nëpërmjet faqes tonë të instagramit: @nennamanufactory dhe faqes tonë të web-it: www.nenna.al. Por gjithashtu mund të na gjejnë dhe fizikisht në Showroom-in tonë në Elbasan ku kanë mundësinë të shikojne dhe të testojnë produktin nga afër dhe të marrin nga ne çdo informacion të nevojshëm rreth produktit.

Në natyrë qëndron sekreti i rinisë dhe i bukurisë. Kuptohet që vajzat dhe gratë janë më të interesuarat për këto produkte në funksion të luftës ndaj plakjes dhe bukurisë. Po për meshkujt ça mund të themi? A i përkushtohet kjo gjini bukurisë?

Po dhe meshkujt investohen për bukurinë e jashtme. Dhe kanë filluar të kujdesen për mirëqenien e lekurës së tyre.

Një specifikë e Nenna Manufactory është raporti me ambientin dhe natyrën. Cili është sekreti që e bën këtë kompani miqësore me mjedisin?

Sekreti është që e para nuk shfrytëzon natyrën deri në pikën dëmtuese, nuk shpërdoron ujin, përdor ambalazhe ekologjike, produktet janë me përbërje 100% të përthithshme nga organizmi dhe të biodegradueshme në mjedis. Nuk dëmton ekosistemin, për të rritur fitimet e saj, Nenna nuk shkel anjë parim që bie ndesh me mirëqenien mjedisore.

Çfarë ju bën ndryshe nga kompanitë e tjera të produkteve kozmetike që gjithashtu janë 100% natyrale?

E veçanta jonë është se produktet tona janë 100% natyrale dhe 100% pa ujë. Pra mungesa e ujit në formulimet e produkteve tona. Ndonëse uji është një përbërës 100% natyral ai nuk ka asnjë princip aktiv mbi lëkurë.

A ka Shqipëria bimë mjekësore aromatike për të furnizuar këtë industri? Çfarë bimësh konkretisht dhe ku rriten?

Shqipëria ka shumë bimë dhe rriten të gjitha në territorin e Shqipërisë si sherbela, trumza, kamomili, trendafili i egër, lule akacia, gjineshtra, lule portokalli etj.

/Shqip.com