Sekretari Blinken takon Presidentin Begaj, bisedimet zgjasin 15 minuta
Publikuar:
(15.02.2024 15:39:19)
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është takuar me Kreun e Shtetit, Bajram Begaj për rreth 15 minuta në ambientet e Presidencës.
Pas takimit me Begaj, Blinken do të takohet me rreth 100 të rinj që janë përfitues të programeve amerikane në fushën e kulturës.
Më pas në agjendë është parashikuar takimi me kryeministrin Edi Rama, ku pas nënshkrimit të marrëveshjeve, pritet që të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët në 18:10.
Krahas takimeve me Presidentin Begaj dhe Kryeministrin Rama, Antorny Bllinken do të takohet dhe me krerët e sistemit të drejtësisë.
/Shqip.com