Seferi vazhdon shkëlqimin, shënon dy gola tjerë në Ukrainë
Publikuar:
(12.03.2023 17:31:38)

Sulmuesi i Shqipërisë, Taulant Seferi ka shkuar në kuotën e tetë golave të shënuara në elitën e futbollit të Ukrainës.
26-vjeçari Seferi, dy gola tjerë i ka shënuar të dielën në kuadër të xhiros së 17-të të kampionatit ukrainas.
Skuadra e tij, Vorskla Poltava, barazoi në udhëtim te Veres-Rivne, 2:2.
Seferi fillimisht shënoi në minutën e 25-të për epërsinë e një goli të mysafirëve, ndërsa për 2:2 realizoi nga penalltia, pesë minuta para fundit të takimit.
/Shqip.com