Sport Shqiptar

Seferi shënon gol fantastik dhe i siguron fitoren Vorsklas

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Seferi ka shënuar golin e radhës në kampionatin ukrainas. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, i dhuroi Vorskla Poltava tri pikë të arta me golin e tij në transfertën ndaj Chornomorets Odessa (0-1).

Ishte minuta e 85’ kur 26-vjeçari nga Kumanova lëvizi bukur mes mbrojtësve vendas. Dhe shtangu portierin kundërshtar me një goditje të zgjuar.

Ky ishte goli i nëntë sezonal në kampionat për Seferin, i cili mban vendin e tretë në renditjen e golashënuesve në Premier League e Ukrainës.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Vorskla Poltava, që është ngjitur në kuotën e 26 pikëve në vendin e tetë.

/Shqip.com