Lajme

Sefaj: Draft Ligji i Pagave godet stafin profesional dhe e shpërblen stafin politik

Anëtari i këshillit Grevist dhe Përfaqësues i Shoqatave Sindikale të nivelit qendror, Ali Sefaj ka reaguar pasi sot gjatë ditës doli në publik draft Ligji i Pagave

“Draft Ligji i Pagave është ligj i pabarazisë, nuk ka pagë të njëjtë për punë të njëjtë, i diskriminon agjencitë në raport me ministritë, godet stafin profesional dhe e shpërblen stafin politik. Ky ligj degradon shërbyesin civil dhe e shpërblen shërbyesin politik. Teksti dhe muzika janë të njëjta, veç solisti është ndryshuar”, ka shkruar Sefaj.

Sot gjatë ditës, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se tashmë janë vendosur në platformë për diskutim publik Projekt Ligji për Pagat në Sektorin Publik dhe Projekt Ligji për Zyrtarët Publik.

Lexo edhe:
(Dokument)Projektligji për Paga del në konsultim publik, këta janë koeficientet e propozuar

Ai tha se për 3 javë rresht do të jetë mundësia që të adresohet çdo koment ose sugjerim.

“Për 3 javë nga sot, të gjithë do të keni mundësinë të adresoni çdo koment apo sugjerim lidhur me këto dy projekt-ligje apo pjesë të caktuara të tyre. Si Ministri e mirëpresim kontributin e të gjitha palëve të interesit, në mënyrë që këto dy projekt-ligje të ofrojnë më të mirën e mundshme”, ka shkruar ai.

Siç bëhet e ditur në dokument koeficientin më të lartë e ka presidentja e vendit me 18.

Ndërsa hiq më keq nuk është edhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese me 17,5 i ndjekur nga kryeministri dhe kryetari i Kuvendit me 17.

Kryetari i kryeqytetit është propozuar që ta ketë koeficientin e rrogës 15 dhe nën të vinë kryetarët e komunave të tjera.

Projektligjet i gjeni në vegëzat mëposhtme:

Projekt Ligji për Pagat në Sektorin Publik:

Në gjyqësor prinë Kryetari i Gjykatës Supreme më koeficient 17.

Po aq është paraparë të jetë edhe për Kryeprokurorin e Shtetit. Komandanti i FSK-së ka koeficient 15, kurse me 0.5 më pak vjen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Mësimdhënësit në shkollat e mesme të lartë është propozuar të vlerësohen me koeficient prej 5.8./Shqip.com