Lajme Ballkan

Kurz diskuton me Vuçiqin për “pengimin e emigrantëve afganë që të mos depërtojnë në vendet e BE-së”

Sebastian Kurz dhe Aleksandër Vuçiq.

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku diskutuan për “ndalimin e refugjatëve afganë që të hynë në Evropë”.

Sebastian është në një linjë të ashpër për mospranimin e emigrantëve nga lindja e Mesme.

Ai ka thënë se “Austria nuk do të pranojë më emigrantë”, pasi konsideron që nga viti 2015 “ka pranuar numër të madh”.

Deklaratat e kancelarit austriak erdhën gjatë një vizite në Beograd.

Vuçiq        ka thënë se Serbia kishte marrë një kërkesë për të akomoduar 150 gra dhe vajza nga një klub futbolli dhe se qeveria e tij do ta lejonte atë.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara,  Antonio Guterres i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojë Afganistanin pasi talebanët pushtuan vendin. /Shqip.com