Lajme

Së shpejti fillon shfrytëzimi i stacionit të autobusëve në Klinë

Pritja në rrugë e autobusëve në Klinë | Foto: KALLXO.com

Këto ditë pritet të përfundojë faza e [arë e ndërtimit të stacionit të autobusëve në Klinë dhe të fillojë shfrytëzimi i tij, ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj.

Këtë e ka thënë të premten në “Info Magazinë” të Klan Kosovës derisa ka folur për projektet që ka realizuar për gati katër vite në krye të kësaj komune.

“Qytetit të Klinës i kemi dhënë parkun e qytetit, që është një vend shumë atraktiv, në atë park kemi dhënë fushën e futbollit që është ndihmë e madhe për talentët e rinj dhe tanimë është në përfundim edhe stacioni i autobusëve, i cili do të jetë një vend i rëndësishëm dhe do të jetë pothuajse në qendër të qytetit”, është shpreh Elezaj.

Zenun Elezaj, kryetar i Klinës

“Ka qenë i parealizuar, por edhe pa lokacion dhe me harta zonale që ka qenë një dokument i rëndësishëm urbanistik, me vendim të Kuvendit Komunal kemi përcaktuar lokacionin dhe janë krijuar mundësitë për të filluar ndërtimin e stacionit të autobusëve, ndërsa faza e parë pritet këto ditë të përfundojë dhe të fillojë shfrytëzimi i stacionit të autobusëve”.

Tutje, Kryetari aktual i Klinës ka përmendur edhe mungesën e ujit të pijshëm, ku tha se përmes investimeve shtesë synojnë që në vitet 2023/24 të gjitha fshatrat e Klinës të kenë ujë të pijshëm./SHQIP.com