Lajme Serbia sot mbyll procesin e regjistrimit të popullsisë, për çka pritet të dihet numri i saktë i shqiptarëve në Luginë të Preshenvës

S’dihet nëse bashkësia ndërkombëtare, do ta monitorojë verifikimin e popullatës në Luginë

kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi

Kanë mbetur pak orë deri në mbylljen e procesit të regjistrimit të popullsisë në Serbi.

Por, komuniteti shqiptar atje ende nuk ka një përgjigje nga bashkësia ndërkombëtare, nëse do të bëhen pjesë e procesit për verifikim të popullatës shqiptare.

Këtë kërkesë e ka parashtruar kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, se nuk do të dihet numri i saktë i shqiptarëve.

“Sot kishim takim me ambasadorin e OSBE-së dhe komisarin e lartë për të drejtat e njeriut, kjo për shkak se ne e kemi ngritur këtë çështje dhe njëkohësisht kemi kërkuar që bashkësia ndërkombëtare ta monitoroj përfundimin e këtij procesi për shkak të dyshimeve që kanë hedhur në këtë proces. Aq më tepër pasi presidenti Vuçiq kishte deklaruar se nuk do të dalë numri i saktë i shqiptarëve edhe kësaj radhe”, ka thënë Mustafi në intervistë për Shqip.com

Shqiptarët po marrin pjesë në këtë proces pas bojkotimit të atij të vitit 2011, për shkak se shteti nuk kishte siguruar kushte adekuate për regjistrimin e tyre.

Tani Mustafa thotë se ky proces do të tregojë se në Luginë nuk janë 1118 shqiptarë por afër 100 mijë.

“Regjistrimi është e vetmja mundësi që t’ua dëshmojmë se jemi shumë dhe për të qenë kundër diskriminimit dhe të pasivizimit të qytetarëve në Luginë të Preshevës. Më gëzon fakti që në përfundim të këtij procesi po dëshmohet ajo që e kemi thënë fillim të procesit, se nuk janë 1118 shqiptarë por 100 mijë”, shton tutje Mustafi.

Mustafa ka folur edhe për ndihmën e Qeverisë së Kosovës për Luginën, duke thënë se të njëjtën rrugë duhet ta ndjek dhe ajo e Shqipërisë.

“Kjo Qeveri ka bërë linjë buxhetore, ka ndihmuar gjatë pandemisë dhe krejt në fund ka emëruar një këshilltare politike për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjës. Pra, janë marrë hapat konkret. Unë besoj që këtë logjikë të veprimit ta ndjek edhe Qeveria e Shqipërisë që bashkërisht t’i japim shtytjen e nevojshme banorëve të Luginës së Preshevës për të realizuar të drejtat e tyre kombëtare”.

Për procesin e regjistrimit të popullatës në Serbi ka folur edhe zëri i vetëm shqiptar në Kuvendin serb, Shaip Kamberi.

Lexo edhe:

Kamberi ka thënë në intervistë për Shqip.com se për mospolitizim të procesit në këtë fazë nga presidenti serb, ka ndërhyrë OSBE-ja.

/Shqip.com